Maqedoni
Veles: Rrokulliset një furgon me 18 emigrant
07.06.2015 16:43
18 emigrantë janë të lënduar, si pasojë e një aksidenti të trafikut, pasi që furgona me të cilën ishin duke udhëtuar ka dalë prej rruge në afërsi të fshatit Koçilari të Velesit...

Incidenti ndodhi pasi policia donte të ndalonte furgonin, të cilin e drejtonte shkupjani 20 vjeçar me iniciale D.S në të cilin transportoheshin ilegalisht emigrantë nga Somalia, pas tentimit për të ikur prej policisë, furgoni ka dalë prej rrugës dhe është përplas në shtyllë.
“Menjëherë pas aksidentit, vozitësi ka e ka lënë automjetin dhe ka ikur, por për një kohë të shkurtë është kapur nga ana e policisë. Në furgon janë gjetur 14 emigrantë të cilët ishin të lënduar, dhe menjëherë janë dërguar në qendrën mjeksore në Veles për tu dhënë ndihmë mjeksore. Kontrollë në vend të ngjarjes ka kryer ekipi I sektorit të punëve të brendshme të Velesit dhe shkupjani 20 vjeçar, I cili ka vozitur furgonin gjatë ditës së sodit do të sillet para prokurorit kompetent për vepër penale trafikim të emigrantëve”, shprehet zëdhënësja e SPB – Veles, Anita Stojkova.
Përveç 14 personave në furgon, policia ka gjetur edhe 4 emigrantë tjerë të cilët kanë ikur pas aksidentit. Nga spitali i Velesit informuan se emigrantët janë jashtë rrezikut për jetë, dhe se do të transportohen në qendren e azilantëve në Vizbeg.
“Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë, secili është me parametra të mire vital. Njëri prej pacientëve për shkak të lëndimit të gjoksit do ta transportojmë në qendrën urgjente, edhe një pacient do ta mbajmë për shkak të lendimit të këmbës, 16 emigrantët tjerë në bashkëpunim me MPB-në do ti transportojmë në qendrën e emigrantëve në Vizbeg”, shprehet zëdhënësi i Spitalit të Velesit, Petre Kodovski.
Kjo nuk ësht hera e pare që emigrantët bëhen viktime e kësilloj aksidenteve, teksa tragjedia më e madhe kishte ndodhur në prill ku treni kishte shkelur 14 emigrantë.
Në lidhje me emigrantët një raportazh ka realizuar edhe televizioni anglez Chanel 4, në të cilën dy emigrant dëshmojnë për ekzistimin e një shtëpie në Vaksincë të Kumanovës, në të cilën qindra emigrant në kushte mizore mbahen peng dhe atyre u kërkohen nga 1500 euro për ti dërguar drejt Serbisë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë theksojnë se janë duke hetuar të gjitha informatat e plasuara në këtë reportazh dhe denoncimet e tjera.
ERSAN PAJAZITI
