Maqedoni
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes INOVA-s dhe universiteteve shtetërore
03.04.2026 08:59
Qëllimi i memorandumit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shkencor-kërkimor dhe institucioneve..

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi (INOVA) dhe universiteteve shtetërore.
Qëllimi i memorandumit është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shkencor-kërkimor dhe institucioneve, me fokus në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë.
