Maqedoni
Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa
03.04.2026 09:18
Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra në qafën malore Presekë...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa. Reshje të dobëta bore janë regjistruar në Krushevë, por aktualisht nuk mbeten në rrugë.
Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra në qafën malore Presekë.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Viniçë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
