Botë

Sulmi ndaj anijes së mallrave tajlandeze në Ngushticën e Hormuzit, gjenden mbetje njerëzore

03.04.2026 10:38

Mbetje njerëzore janë gjetur në bordin e një anijeje mallrash tajlandeze...

Mbetje njerëzore janë gjetur në bordin e një anijeje mallrash tajlandeze, pas një sulmi të ndodhur muajin e kaluar në Ngushticën e Hormuzit.
 
Anija ‘MV Mayuree Naree’ u godit nga predha të paidentifikuara, sipas raportimeve të mëparshme të agjencisë iraniane Tasnim.
 
Kompania tajlandeze Precious Shipping konfirmoi se mbetjet janë gjetur në zonën e dëmtuar të anijes, por ende nuk dihet identiteti apo numri i saktë i viktimave.
 
Pas sulmit, Marina e Omanit arriti të shpëtojë 20 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre të tjerë rezultuan të zhdukur.
 
Shpërthimi ndodhi në pjesën e pasme të anijes, duke shkaktuar zjarr në dhomën e motorëve dhe dëme të konsiderueshme.
 
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të larta në këtë korridor strategjik detar, një nga më të rëndësishmit për transportin global të naftës.