Botë

Shkatërrohet ura më e madhe në Iran, Trampi publikon videon e bombardimit

03.04.2026 10:59

Trump ka publikuar një video që sipas tij tregon shkatërrimin e një ure të madhe në Iran...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka publikuar një video që, sipas tij, tregon shkatërrimin e një ure të madhe në Iran, në një moment kur tensionet në rajon po rriten ndjeshëm. 

Në të njëjtin postim, ai i dërgoi një mesazh të fortë Teheranit, duke kërkuar që të ecë menjëherë drejt një marrëveshjeje “para se të jetë tepër vonë”. Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan se të paktën tetë persona humbën jetën dhe 95 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një urë në autostradën që lidh Tehran me Karaj, në pjesën perëndimore të vendit.
 
Sipas agjencisë së lajmeve Fars News Agency dhe televizionit shtetëror iranian, informacioni u konfirmua nga zëvendësguvernatori i provincës Alborz, Qodratollah Seif. Në reagimin e tij, Trampi paralajmëroi për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës kritike iraniane, përfshirë ura dhe termocentrale, duke deklaruar se ushtria amerikane “as nuk ka filluar” përdorimin e plotë të kapaciteteve të saj ushtarake. Ai shtoi se udhëheqja iraniane duhet të veprojë menjëherë, duke theksuar se “e di çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt”, një deklaratë që shihet si sinjal për një përshkallëzim të mundshëm nëse nuk arrihet një marrëveshje në kohë.