Botë

Hagë, Thaçit i vazhdohet paraburgimi

03.04.2026 11:49

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i është vazhduar paraburgimi Hashim Thaçit...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i është vazhduar paraburgimi Hashim Thaçit edhe për dy muaj të tjerë në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Në këtë rast, Hashim Thaçi ka të bashkakuzuar edhe Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Gjykatësi i vetëm në këtë rast gjyqësor, Kristof Gosnell, konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku real që, në qoftë se lirohet, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera. Ditë më parë, mbrojtja e Bashkim Smakajt dhe ajo e Hajredin Kuçit kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova në rastin në të cilin Smakaj e Kuçi së bashku me Hashim Thaçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së. Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.