Ekonomi
Hoxha : Angazhohemi që subvencionet të përfundojnë tek bujku i ndershëm
03.04.2026 13:20
Hoxha ka njoftuar masa më rigoroze për ndarjen e subvencioneve bujqësore...

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar masa më rigoroze për ndarjen e subvencioneve bujqësore, me qëllim parandalimin e keqpërdorimeve dhe mbështetjen e fermerëve realë. Në një intervistë për emisionin Biznes Plus, Hoxha theksoi se në të kaluarën janë identifikuar raste të fermerëve fiktivë që regjistroheshin vetëm për të përfituar subvencione.
Sipas tij, programet e këtij viti janë ridizajnuar për të siguruar që përfituesit të jenë fermerë aktivë që punojnë realisht tokën dhe merren me blegtori.
“Për këtë vit kemi vendosur kushtin që 30 për qind e qengjave të dorëzohen në thertore. Për ata që nuk e plotësojnë këtë kusht, kemi paraparë alternativën e dorëzimit të qumështit, minimum 500 litra në qendrat e grumbullimit.”, deklaroi Hoxha.
Ai shtoi se këto masa synojnë të rrisin transparencën dhe të sigurojnë që mbështetja financiare të shkojë tek prodhuesit e vërtetë, duke forcuar njëkohësisht edhe zinxhirin e furnizimit në sektorin e bujqësisë.
GAZMEND KURTISHI
