Maqedoni

Memorandum mes INOVA-s dhe universiteteve, bashkëpunim për inovacion dhe zhvillim

03.04.2026 14:16

Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shkencor-hulumtues dhe institucioneve për zhvillimin e inovacionit...

Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shkencor-hulumtues dhe institucioneve për zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë është qëllimi i memorandumit të nënshkruar në Qeveri mes rektorëve të universiteteve shtetërore dhe Agjencisë për inovacione INOVA. Kryeministri Mickoski theksoi se përmes partneritetit mund të krijohen kushte për mbështetje të start up-eve, rritje të konkurrueshmërisë dhe ndërtim të një ekonomie të bazuar në dije.
 
“Veçanërisht është e rëndësishme që kjo iniciativë hap hapësirë për bashkëpunim më të thellë ndërmjet universiteteve, institucioneve dhe sektorit të biznesit, gjë që mund të rezultojë me projekte të reja, hulumtime të përbashkëta dhe krijimin e zgjidhjeve me zbatim real. Në këtë mënyrë krijohen kushte për mbajtjen e talenteve të reja dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e vlerësoi memorandumit si hap me rëndësi strategjike, duke theksuar rolin e komunitetit akademik në zhvillimin e dijes dhe inovacionit.
 
“Ky memorandum nuk është vetëm një akt formal, ai është konfirmim i përcaktimit tonë të përbashkët për të ndërtuar një lidhje edhe më të fortë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet shtetit dhe universiteteve, me qëllim të qartë për arsim të lartë më cilësor dhe veprimtari më aktive shkencore-hulumtuese, të cilën do ta realizojmë përmes Agjencisë INOVA.”, - theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
Nga INOVA u theksua se marrëveshja synon krijimin e një sistemi funksional ku dija lidhet drejtpërdrejt me ekonominë dhe industrinë.
 
“Ky është një përcaktim i qartë për ndërtimin e një sistemi funksional, në të cilin dija lëviz nga universitetet drejt ekonomisë, industrisë dhe shoqërisë. Me universitete cilësore dhe studentë të talentuar kemi një potencial serioz, ndërsa sfida jonë është ta shndërrojmë atë në vlerë reale.”, - u shpreh drejtoresha e INOVA-s, Daniela Dimovska.
 
Memorandumi u nënshkrua nga disa universitete në vend, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin praktik të dijes.
 
ERSAN PAJAZITI