Maqedoni
Biçikleta gjithnjë e më popullore
07.06.2015 17:38
Pak e kushtueshme dhe e lehtë për t’u mirëmbajtur, me këto fjalë mund të përshkruhet biçikleta...

Në shumë vende të botës, biçikleta po bëhet gjithnjë e më popullore, duke marrë parasysh se ajo u kursen qytetarëve shumë kohë, para dhe kontribuon për të mbajtur trupin në formë.
Por sa në të vërtetë është përhapur çiklizmi në vend!? Për dallim prej të rinjve, gjenerata më në moshë është ajo e cila përdor më shumë biçikletën si mjet transporti, ndërsa të rinjtë, në të shumtën e rasteve preferojnë luksin dhe komforin e makinave.
“Te ne mendjemadhësia është këtu e madhe prandaj si përdorim shumë biçikletat. Për një kile speca dhe domate në Bit Pazar do ta ndezin makinën dhe do të shkoje të bëjë pazar edhe pse ata i kushtojnë dyfisht më tepër sesa duhet.Shkupi është vend ideal për biçikleta sepse është e rafsh gjithkund edhe biçikleta duhet të përdoret. Por mua më kanë kaluar vitet nuk I kam mire këmbtë dhe po përdor këtë motorin se biçikleta është shumë gjëja mire. Në europ ka më shumë biçikleta sesa ka popullata që ka makina. Çdo një familje ka nga 3 ose 4 biçikleta në shtëpi”, shprehet qytetari.
“Bicikllën e përdori 40 vjet, dhe kur kam punuar punë shteti, e ka përdor këtë biçikllet.Përpara kam udhëtuar prej këtu në Likovë, mëndej Likovë në punë, këtu.Mund të theme se nga 70 kilometra në ditë I kam kaluar me biçiklet”, shprehet qytetari.
“Varet, unë e përdor ndonjëherë biçikletën kur shkojnë në shëtitje apo në dyqan ose ndonjë punë kur duhet me kry”, shprehet qytetari.
Në Maqedoni deri më tani janë realizuar shumë fushata të ndryshme për ngritjen e vetëdijes së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për siguri më të madhe të biçiklistëve në trafik, por pavarisht kësaj, ata shpeshherë janë viktima nga pakujdesia e të tjerëve në komunikacion.
“Sipas të dhënave që ka Ministria e Punëve të Brendshme, është konstatuar se gjatë vitit 2014 ka pasur 7 viktima të biçiklistëve që kanë pësuar në aksidendetin rrugor. Këtë vit falë fushatave të ndryshme, numri i viktimave është ulur dukshëm por megjithëse vlersojë se duhet vazhduar fushatat mediale, për të ngritur siguri më të madhe në komunikacion për të gjithë pjesëmarrësve në të”, shprehet Stojçe Stamenkovski nga këshilli republikan për sigurinë në komunikacion.
Edhe Komuna e Çairit së bashku me Qytetin e Shkupit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për zgjerimin e trotuareve dhe korsive për biçikleta në këtë komunë. Disa bulevarde në këtë komunë veç më kanë korsi të veçanta për biçikleta.
“Projekti i fundit është në parkun e Gazi Babës ku aty me gjatësi prej 2 mijë metrave është bërë vendi për biçikletista dhe trotuare për këmbësorë. Gjithashtu në bulevardin Krste Misirkov tek qendra tregtare “Mavrovka” trotuare për të bëhet nga njëra anë të rrugës është bërë rikonstuimi i trotuarëve për biçikleta dhe për këmbësor dhe në vazhdim janë punimet në anën tjetër e rrugës nga “26 koriku” dhe vazhdon deri te pazari: sa i për ketë kësaj teme projekti i rradhës do të bëhet në bulevardin Nikolla Karev e njohur si rruga e plastikave dhe aty do të bëhet rikonstruimi i trotuarëve për biçikletista”, shprehet zëdhënësja e komunës së Çairit, Kaltrina Zekolli.
Nuk duhet harruar se përdorimi i biçikletave ulë dukshëm ndotjen e ajrit dhe në vendet evropiane kjo konsiderohet si një traditë e mirë që mban pastër qytetin.
REXHEP QAMILI
