Maqedoni

Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra, Hoxha: Dollneni fiton infrastrukturë të re

03.04.2026 15:45

Hoxha së bashku me Zekolli Shaqirin sot realizuan një vizitë pune në Komunën e Dollnenit...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot realizuan një vizitë pune në Komunën e Dollnenit, ku kryen inspektim të projekteve që po realizohen, për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.
 
Gjatë vizitës u theksua se është duke u realizuar rikonstruimi dhe rregullimi i shtratit të lumit në Dereshtë, një investim me vlerë prej 11.8 milionë denarësh, i siguruar përmes Kredisë Hungareze, nga të cilat Ministria merr pjesë drejtpërdrejt me rreth 5.8 milionë denarë. Ky projekt është me rëndësi kyçe për mbrojtjen e popullsisë lokale dhe konfirmon përkushtimin për zhvillim të barabartë rajonal dhe mbështetje për komunat më të vogla që në të kaluarën kanë qenë të neglizhuara.
 
Paralelisht, në komunë po zhvillohet edhe ndërtimi i gypit furnizues nga sistemi rajonal “Studençica”, përmes të cilit vendbanimet Cërnilishtë, Slepçe, Brailovë dhe Desovë më në fund do të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pastër.
 
“Vazhdojmë të punojmë me intensitet të shtuar dhe të investojmë aty ku është më e nevojshme – sepse vetëm kështu mund të realizohet transformimi i gjelbër që synojmë”, deklaroi ministri Hoxha.