Futboll
Benfika me akademinë më fitim prurëse, akademitë nga Maqedonia mungojnë në renditje
03.04.2026 16:04
Observatori i statistikave të futbollit CIES Football Observatory...

Observatori i statistikave të futbollit CIES Football Observatory, një kompani që studion statistikat e futbollit, ka publikuar një renditje të klubeve që kanë qenë më të mirat në shitjen e lojtarëve të akademisë së tyre gjatë dhjetë viteve të fundit.
Në krye të kësaj liste qëndron bindshëm Benfica, e cila ka arkëtuar 589 milionë euro nga talentët e formuar brenda klubit. Një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet me transferimin e João Félix te Atlético Madrid, marrëveshje që i solli klubit portugez rreth 130 milionë euro.
Pas Benficës renditen Ajax me 454 milionë euro dhe Chelsea me 442 milionë euro të ardhura nga akademitë. Në mesin e 100 klubeve më të suksesshme në këtë aspekt gjenden edhe disa përfaqësues të rajonit: Dinamo Zagreb (27-ta, 221 milionë euro), Cërvena Zvizda e Beogradit (73-ta, 100 milionë euro) dhe Hajduk Split (86-ta, 80 milionë euro).
Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy dhe ngre pikëpyetje serioze është mungesa totale e akademive të futbollit nga Maqedonia në këtë renditje. Mungesa e plotë e klubeve nga vendi në listën e CIES Football Observatory nuk është vetëm një tregues statistikor, por pasqyron qartë sfidat në zhvillimin e futbollit të të rinjve. A
jo nënvizon nevojën për përmirësime në infrastrukturë dhe në cilësinë e punës profesionale me talentet, si hapa të domosdoshëm për të afruar futbollin vendor me standardet ndërkombëtare. Raporti është një tregues i qartë i nevojës për investime më serioze dhe strategji afatgjata në zhvillimin e akademive vendase.
Sipas metodologjisë së CIES Football Observatory, si “lojtar i dalë nga akademia” konsiderohet çdo futbollist që ka kaluar të paktën tre sezone në klub midis moshës 15 dhe 21 vjeç.
Akademitëmë fitimprurëse të futbollit në 10 vitet e fundit
1. Benfica - 589 milionë euro
2. Ajax - 454 milionë euro
3. Chelsea - 442 milionë euro
4. Lyon - 423 milionë euro
5. Sporting - 417 milionë euro
6. Manchester City - 404 milionë euro
7. Real Madrid - 395 milionë euro
8. Monaco - 378 milionë euro
9.Palmeiras- 356 milionë euro.
10. Bayer Leverkusen - 339 milion euro
