Basketboll

NBA - Lakersat pësojnë disfatë të rëndë, Oklahoma City triumfon me +43 pikë

03.04.2026 16:18

Ndeshja midis Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Lakers u paralajmërua si një përballje...

Ndeshja midis Oklahoma City Thunder dhe Los Angeles Lakers u paralajmërua si një përballje midis dy ekipeve të NBA-së që aktualisht janë në formën më të mirë dhe si një paraqitje e dy kandidatëve më serioz për çmimin MVP.
 
Takimi përfundoi me fitoren e Oklahoma City me 43 pikë diferenc  (139:96) dhe me dëmtimin e  sllovenit Luka Donçiç. Vetëm gjashtë herë në historinë e tyre të rëndësishme Lakers kanë humbur me një diferencë më të madhe.
 
Humbja e tyre rekord ishte një humbje me 49 pikë ndaj Dallas Mavericks në vitin 2017. Me 26 pikë të shënuara Shai Gilgeous-Alexander, ishte basketbollisti I mirë I këtij takimi. Oklahoma CityThunder, me këtë fitore vazhdoi me paraqitjet e mira ku ka 16 fitore në 17 ndeshjet e fundi, ndërsa L.A Lakers I dhanë fund serisë me 4 fiore resht. 
 
Në ndeshjet e tjera –Detroit në terren vendas me 113:108 e mundën Minesotën dhe me përpjestimin 56 fitore 21 humbje e mbajnë pozitën e parë në Lindjë. Basketbollistët e Klivlendit, si mysafir me 118:111 e mundën Golden Stejt dhe ju gëzuan fitores së 7-të në 9-të ndeshjet e fundit.Sharloti si vendas me 7 pikë diferencë e mundi Phoenix me 127:107.Në ndeshjen e fundit të kësaj mbrëmje San Antonio, në terren të huaj me 118:99 e mundi L.A Klipers.