Futboll
Mësohen dyshet e ½ finales në Kupën e Maqedonisë për femra
03.04.2026 17:28
Pasi u luajtën ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë për femra...

Pasi u luajtën ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë për femra, u bënë të njohura çiftet që do të përballen në ndeshjet vendimtare për të kaluar në finale.
Shorti deshi që Top Goal – Tiveria Brera dhe Kamenica Sasa – Luboten, të takohen në gjysmëfinale.
Në ¼ e finales, fitorja më bindëse u regjistrua nga Top Gol, të cilët festuan 9-0 në transfertë kundër Plaçkovicës.
Luboteni në shtëpi me 8:1 e mundi AS United, ndërsa Tiveria Brera ishte më e suksesshme se Shkupi dhe regjistroi një fitore 2-0.
Kamenica Sasa siguroi një vend midis katër ekipeve më të mira pasi mposhti Koçanin me rezultatin 4-0 si mysafir.
