Kumanovë, zgjerohet rrjeti i gazifikimit
Në 20 vjetorin e veprimtarisë së vet Ndërmarrja Publike “KumanovaGaz”...

Në 20 vjetorin e veprimtarisë së vet Ndërmarrja Publike “KumanovaGaz” po vazhdon me zgjerimin e rrjetit distribuiv të gazit në Kumanovë. Gjatë këtij viti planifikohet që në rrjetin e gazifikimit të kyqen edhe shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiq”, çerdhja për fëmijë tek “1 Maji” si dhe IShP “Shtëpia e Shëndetit-Kumanova”.
“Gjatë këtij viti përmes projektit “UNOPS” planifikohen 4 kyqje të reja në rrjetin distribuiv të gazit edhe atë shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiq”, çerdhja për fëmijë tek “1 Maji” si dhe IShP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanova. Këto janë projekte që do të realizohen përmes këtij projekti. Tashmë është duke u punuar në përgatitjen e dokumentacioneve të projektit. Për momentin ka filluar realizimi në pjsën e brendshme të Palestrës së Sporteve e cila gjithashtu gjatë vitit 2026 do të jet konsumatore e jona”, - deklaroi Marko Mitrovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike “KumanovaGaz”.
Edhe përkundër faktit ndërmarrja kishte çmim stabil të gazit, ndodhitë e fundit në Lindjen e Afërt kanë ndikuar që çmimi i gazit të shënojë rritje të çmimit për rreth 40%.
“Dy viteve të fundit çmimi i gazit lëvizte nga 55 deri në 65 denarë që ishte më e kapshme për dallim nga cmimet e derivative të naftës. Mirëpo me ndodhitë e fundit në lindjen e afërt me vëmendje po i përcjellim bursat dhe shohim se ka një rritje nga 40% deri në 50% të gazit. Akoma është herët për të kalkuluar rrethë çmimeve sepse ato kalkulohen çdo muaj, kishim disa biseda me furnizuesit tanë mirëpo megjithatë do t’i përcjellim bursat botërore të gazit”, - theksoi mes tjerash, Marko Mitrovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike “KumanovaGaz”.
Vlen të theksohet se në qytetin e Kumanovës pjesa dërmuese e institucioneve publike si në nivel lokal poashtu edhe shtetëror tashmë me vite janë të kyqura në rrjetin distribuiv të gazit. Gjithashtu në vijim e sipër është edhe kyqja e personaave fizik në këtë rrjet. (Fatlum Aqifi, TVM2)
