Maqedoni
Për shkak të kulmit jo të sigurtë familja Aliu mund të gjej veten nën gërmadha
07.06.2015 18:21
Nënë e bijë në moshë të thyer rrezikohen se mund të gjejnë veten nën gërmadhat e shtëpisë së tyre...

Jemi në moshë thotë nëna Sabile unë 92 ndërsa vajza 70 vjet por nuk e dim deri kur e kemi frymën e fundit, ndaj nuk mund ta përballojmë këtë ankth që kemi cdo natë.
Nuk e din në cilën anë të dhomës të bëjnë gjumin pasi i tërrë tavani në dhomën e vetme që kanë është i plasaritur.
“Të ma rregulloni tavanin që mos më zë përfund, kemi nevoj që të na e rregulloni tjera gjëra janë tepër, nëse bëni rahmet mirë është, po në qoftëse nuk keni mundësi edhe ju nuk kam cka të bëj, ky tavan është më e madhja e punës”, shprehet nëna Sabile Aliu.
Edhe pse shëndeti nuk i premton nëna Sabile shpesh është e detyruar që të ngjitet me shkallë në pullaz dhe të vendosur qese me qëllim që shiu mos e dëmtoj edhe më shumë tavanin, por më kotë tavani është shumë afër rënimit. Duam vdekjen nga Zoti e jo nga fatkeqsia thonë ata.
“Në do vende ka ra, ce këtu, në kaucë ka ra, hypa e mbulova cka të bësh prej zorit. Atë natë që më ka vdek djali jam ngjitur që të vendos najllonë sepse më pikonte në xhenaze”, thotë nëna Sabile.
Ata jetojnë në afërsi të Spitalit Gjinekologjik në Çair dhe kanë shpresë se dikush do tu dal në ndihmë.
RINA TURKESHI-SAHITI
