Gjendje e tensionuar në Lindjen e Mesme, vazhdojnë sulmet me dronë dhe raketa

04.04.2026 20:00

Raketa dhe fluturake pa pilot janë regjistruar...

Raketa dhe fluturake pa pilot janë regjistruar në disa vende në Lindjen e Mesme ku tensionet vazhdojnë të mbeten të larta. Izraeli, Irani, Jemeni, Katari dhe Kuvajti kanë njoftuar për regjistrimin e dronëve në hapsirën e tyre ajrtore derisa Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar për regjistrimin e raketave në hapsirën ajrore.

Një predhë ka rënë pranë perimetrit të centralit bërthamor në Busher të Iranit, duke shkaktuar vdekjen e një personi, raportojnë mediat iraniane.

Sipas këtyre burimeve nuk janë raportuar dëmtime në zonat qendrore të centralit dhe prodhimi i energjisë nuk është prekur.

Ndërkohë një anëtar i ekuipazhit është shpërtuar nga forcat amerikane, pasi një avion amerikan u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit, për herë të parë që nga nisja e luftës më 28 shkurt. Mediat shtetërore iraniane shpallën një shpërblim prej 60 mijë dollarësh për kapjen dhe dorëzimin e anëtarit të zhdukur amerikan të ekuipazhit.

“Pas pretendimeve të rreme të presidentit amerikan për shkatërrimin e plotë të sistemit iranian të mbrojtjes ajrore, një avion luftarak armiqësor amerikan u rrëzua në hapësirën ajrore qendrore iraniane nga një sistem i ri i avancuar i mbrojtjes ajrore.” – tha Zëdhënësi i ushtrisë së Iranit, Ebrahim Zolfagari.

Paraprakisht në një sulm amerikan në teritorin e Iranit, u godit ura më e madhe e sapondërtuar iraniane që lidh Teheranin me qytetin Karaj. SHBA po zhvendos gjithnjë e më shumë forca ushtarake në Lindjen e Mesme.

Ministri i mbrojtjes Hegset nuk e përjashtoi mundësinë për një operacion tokësor. Ndërsa preidenti amerikan Trump është kërcënuar se forcat amerikane do të kryejnë sulme të forta ndaj Iranit në dy deri në tre javët e ardhshme. Ndërsa në mesazhin e Pashkëve Trump tha se e keqja nuk do të ngadhnjëjë.

”Këtë Pashkë, miliona të krishterë në mbarë botën do të kujtohen se për shkak të asaj që bëri Jezusi në kryq, të gjithë ne mund të jetojmë çdo ditë me shpresë në premtimin e Zotit, duke e ditur se në fund, e keqja dhe ligësia nuk do të mbizotërojnë. Feja po rritet sërish në vendin tonë për herë të parë pas dekadash. Gëzuar Pashkët të gjithëve. Vendi ynë po ecën aq mirë sa kurrë më parë.” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka rishikuar rezulutën që synon rikthimin e transportit tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi fuqitë botërore ishin të ndara rreth asaj se sa larg duhet të shkojnë për t’u përballur me bllokadën që Irani i ka bërë ngushticës.

Drafti i fundit, i paraqitur nga Bahrejni, është zbutur pas kundërshtimeve nga anëtarët që kanë të drejtë vetoje si Kina, Rusia dhe Franca, të cilat kundërshtuan formulimin paraprak që u jepte vendeve autorizim që të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme” për të siguruar këtë rrugë ujore.

Versioni i rishikuar i tekstit lejon vetëm “masa mbrojtëse” për të siguruar kalimin e sigurt përmes ngushticës dhe ujërave përreth.

Ndërkohë autoritetet iraniane kanë vendosur që të lejohet anijeve që transportojnë ushqime thelbësore dhe ndihma humanitare drejt terminaleve detare iraniane të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. (Gyltene Sinani, TVM2)