Besimtarët katolik festojnë pashkët, Papa Leo me mesazh për paqe

05.04.2026 16:08

Besimtarët katolik sot festojnë Pashkët...

Besimtarët katolik sot festojnë Pashkët. Në meshën në vigjilje të Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Leo apeloi për paqe në botë. Ai theksoi se njerëzimi është rrezikuar nga luftërat, mosbesimi dhe frika, prandaj apeloi te besimtarët të punojnë për bashkësi, drejtësi dhe paqe.

“Në një botë të përçarë nga forcat që e shkatërrojnë, lind një popull i ri, jo nga viktimat, por nga dëshmitarët. Në këtë orë të errët të historisë, Perëndia dëshiron të na dërgojë që të përhapim aromën e Krishtit atje ku mbizotëron aroma e rëndë e vdekjes. Ta ripërtërijmë “PO”-në për këtë mision që thërret për unitet dhe sjell paqe.”  - tha Papa Leo i XIV-të.

Besimtarët katolik festojnë pashkët, mesha të pashkëve në Shkup, Tiranë e Prishtinë

Mbrëmë në kishën katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup u mbajt liturgjia e Pashkëve, e cila u udhëhoq nga ipeshkvi i Shkupit dhe eparku i Dioqezës Strumicë-Shkup, Kiro Stojanov.

“Në shkurt e filluam udhëtimin tone të Pashkëve, дrejt festimit të Ringjalljes së Krishtit dhe në mendjet tona dhe në nënvetëdije shfaqet vazhdimisht dhe del në sipërfaqe fakti se pikërisht këtë muaj shënohet katë vjetori i invazionit të madh ndaj Ukrainës, me çka filloi lufta e cila siç thot papa Leo i 14, si plagë iu shkaktua tër familjes njerëzore dhe la shenja ndaj shum gjeneratave. Me një mall të madh dhe empati ndaj të gjithë atyre që vuajnë, ne vazhdimisht i drejtojmë lutjet tona Krijuesit të njerëzimit që t’i inkurajojë zemrat e atyre që janë përgjegjës për këtë dhunë, që të ndjekin rrugën e transformimit dhe të bëjnë përpjekje për të kërkuar dhe vendosur një paqe të drejtë. Në Lindjen e Mesme, gjaku nga konfliktet e kaluara ende nuk është tharë në tokën ku është derdhur, ndërsa konflikti i ri tashmë është rindezur, duke u përhapur në vende të tjera me dhunë dhe shkatërrim, duke vazhduar të përhapë urrejtje dhe frikë, gjë që shkakton shqetësim tek ne.” – tha Kiro Stojanov - IPESHKV i Shkupit.

Liturgji me rastine festës së Pashkëve u mbajtën edhe në Kishat katolike në Shqipëri dhe Kosovë.

“Zoti na pëshpërit dal ngadal, Zoti është këtu siç i thotë Marta, Marisë për ngjalljen e Lazrit, mësuesi është këtu e të thërret. Saherë në jetën tonë Zoti na ka pëshpëritur po saherë britmat e kësaj bote e kanë mbytur zërin e ëmbël plot dashuri të Zotit,  spse fatkeqësishtt e keqja bën më shumë zhurmë. Zoti nuk vjen ku ka zhurmë.” – deklaroi Arjan Dodaj-Arqipeshkvi i kryedioqezës Tiranë-Durrës.

“Gjithë ne këtu të bashkuar si një familje para Zotit, përkulemi me lutje dhe falenderim drejtuar Zotit që të na jep forcë edhe neve që të shëlrbejmë njëri tjetrin, ta duam njëri tjetrin dhe kështu ta ta ndërtojmë të ardhmen në paqe dhe dashuri të ndërsjelltë.” – u shpreh Ipeshkvi Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.   

Me rastin e festës së Pashkëve urime për besimtarët katolik kanë përcjellur liderët shtetërorë dhe përfaqësuesit politik në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. (Gyltene Sinani, TVM2)