Komuna e Likovës, thirrje qytetarëve të paguajnë tatimin e pronës
Njësia për Tatime dhe Taksa pranë Komunës së Likovës...

Njësia për Tatime dhe Taksa pranë Komunës së Likovës i njofton banorët – tatimpagues se është në proces e sipër shpërndarja e Vërejtjeve për tatimin mbi pronën për persona fizikë, si dhe Vendimet për borxhet e pa paguara të tatimpagusve.
Kreu i Likovës Erkan Arifi, fton qytetarët që me kohë të shlyjnë pagesat dhe borxhet ndaj komunës me qëllim që mos të vie deri tek pagimi i detyruar apo përmes Përmbaruesve.
“Sa i përket Tatimit të pronës, ku shumë banorë të komunës tonë nuk i kanë kryer obligimet rreth pagesave tatimore, ne si komunë jemi detyruar që të lëshojmë aktvendime dhe vërejtje të cilat janë të parapara dhe në fuqi në bazë të ligjit ku ne si institucion jemi të obligueshëm që në rast të mos pagesës nga personat fizik apo juridik të marrim hapa të tjera ligjore. Andaj kërkoj nga të gjithë banorët e komunës tonë që kanë obligime ndaj komunës së Likovës ti kryejnë një ditë e më parë sepse do të pasojnë procedura të tjera përmbaruese në bazë të ligjeve në fuqi”, - theksoi mes tjerash Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Arifi, gjithashtu u shpreh se të gjithë ata qytetarë të komunës tonë që dëshirojnë të ndërtojnë objekte qoftë persona fizik apo juridik, të drejtohen fillimisht në organet komunale për marrjen e dokumentacioneve e pastaj nëse u jepet leje ndërtimi të fillojnë me punimet.
“Ne si komunë rurale, por besoj se të gjitha komunat në RMV sidomos ato rurale ndeshemi me problem të ndryshme e sidomos të tatimit të pronës, të taksave komunale e të ndryshme, gjithashtu kërkoj dhe apeloj deri tet të gjithë personat fizik e juridik që pikë së pari të nxjerrin leje të ndërtimit nga organet tona komunale për të gjitha objektet të cilat i ndërtojnë sepse ajo është parësore dhe e patjetërsueshme për të patur një plan të detajuar urbanistik me cka do të orientohemi në bazë të akteve të urbanistike dhe planeve urbanistike për fshat”, - deklaroi Erkan Arifi.
Nga komuna e Likovës, njëkohsisht u apelojnë qytetarëve që të kryejnë edhe obligimet ndaj ndërmarrjeve publike. (Fatlum Aqifi, TVM2)
