Lindja e Mesme, vazhdojnë sulmet dhe paralajmërimet kërcënuese
Forcat amerikane arritën të shpëtojnë...

Forcat amerikane arritën të shpëtojnë edhe anëtarin e dytë të ekuipazhit të avionit luftarak që u rrëzua pranë ngushticës së Hormuzit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-të kurrë nuk do të lë asnjë pilot amerikan në duart e armikut.
“Me urdhrin tim, ushtria e SHBA-së dërgoi dhjetëra avionë, të armatosur me armët më vdekjeprurëse në botë, për ta nxjerrë atë. Ai pësoi lëndime, por do të jetë mirë. Ky operacion i mrekullueshëm i kërkimit dhe shpëtimit vjen pas shpëtimit të suksesshëm të një piloti tjetër të guximshëm, dje. Fakti që arritëm të kryejmë të dy operacionet, pa asnjë të vrarë dhe pa asnjë amerikan të plagosur, tregon edhe një herë se kemi arritur dominim të jashtëzakonshëm ajror dhe superioritet mbi qiellin iranian”, ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë Teherani hodhi poshtë ultimatumit të ri të presidentit amerikan për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve.
Në të njëjtën kohë, Iraku mori lehtësim nga kufizimet në ngushticë, të cilat autoritetet iraniane thonë se vlejnë vetëm për vendet armike.
“Ngjarjet e sotme, së bashku me mbështetjen që keni dhënë, mund të krijojnë një mundësi historike për Irakun që të ndërpresë praninë e imponuar të Amerikës në territorin e tij, të vendosë siguri të qëndrueshme dhe të ndalë plaçkitjen e pasurisë së Irakut nga SHBA-ja”. – tha Zëdhënësi i Shtabit Qendror të ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfagari.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se kanë kryer një sulm ajror mbi fabrikat petrokimike iraniane.
“Ju premtova se do të vazhdojmë të shkatërrojmë regjimin terrorist të Teheranit dhe pikërisht këtë po bëjmë. Pasi shkatërruam 70 përqind të kapacitetit të prodhimit të çelikut, që ata e përdornin si material për armët e tyre kundër nesh – sulmuam edhe fabrikat e tyre petrokimike”. – u shpreh Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Policia izraelite shpërndau me forcë turmën në Tel Aviv që protestonte kundër luftës në Iran. Rreth një mijë demonstrues u mblodhën në sheshin Habima, dhe disa qindra të tjerë në qytete të tjera si Haifa dhe Jerusalim. (Ersan Pajaziti, TVM2)
