Izraeli, valë sulmesh ndaj Iranit: Raportohet për 17 viktima, mes tyre fëmijë
Izraeli ka përfunduar një valë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit...

Izraeli ka përfunduar një valë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në Teheran.
Sipas raportimeve lokale, të paktën 17 persona kanë humbur jetën.
Agjencia e lajmeve Fars tha se 13 persona u vranë në një zonë banimi në një periferi jugperëndimore të Teheranit, pranë Eslamshar.
Mediat shtetërore cituan gjithashtu shërbimet e emergjencës të kenë raportuar vdekjen e gjashtë fëmijëve në kryeqytetin e Iranit.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane ka postuar pamje në X, të cilat thonë se tregojnë ekipet e emergjencës që merren me pasojat e një sulmi ajror dhe që gërmojnë nëpër rrënoja.
Mediat iraniane thonë gjithashtu se të paktën katër persona janë vrarë në Teheranin lindor gjatë sulmeve.
