Botë
Rusia sërish sulmon Ukrainën, të paktën tre të vdekur në Odesa
06.04.2026 12:18
Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odesa...

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm rus në Odesa, në jug të Ukrainës, njoftoi sot Serhij Lysak, kreu i komandës ushtarake të qytetit.
“Pas sulmit armik të nisur natën, për fat të keq ne vajtojmë tre të vdekur, përfshirë një fëmijë.”, shkroi Lysak në një postim në rrjete.
Gjithashtu ai shtoi se sulmi rus goditi ndërtesa apartamentesh, ndërsa dhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Odesa, një qytet port i madh ukrainas në Detin e Zi, nëpër të cilin kalojnë shumica e eksporteve të Ukrainës, është një objektiv i shpeshtë për Rusinë.
