Botë

Irani e ShBA-ja marrin draft-propozim për armëpushim

06.04.2026 12:40

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një draft-propozim...

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një draft-propozim që parashikon një armëpushim 45-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si një mundësi për t’i dhënë fund luftës, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Lindjes së Mesme.
 
Sipas tyre, propozimi vjen nga ndërmjetësues nga Egjipti, Pakistani dhe Turqia, të cilët po punojnë për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit. Zyrtarët, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së negociatave, thanë se periudha 45-ditore synon të krijojë hapësirë për bisedime të thelluara drejt një armëpushimi të përhershëm.
 
Propozimi u është dërguar të dielën në mbrëmje ministrit të Jashtëm të Iranit, Abas Aragçi, si dhe të dërguarit të ShBA-së për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, por deri më tani asnjëra palë nuk ka reaguar zyrtarisht. Mbetet e paqartë nëse palët do të pajtohen me këto kushte. 
 
Irani ka insistuar se do të vazhdojë luftën derisa të marrë kompensime financiare dhe garanci se nuk do të sulmohet sërish. Ndërkohë, presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka paralajmëruar goditje ndaj urave dhe centraleve energjetike iraniane gjatë kësaj jave.