Hendboll

Hendboll – vajzat, Maqedonia luan dy ndeshje të rëndësishme

06.04.2026 12:57

Hendbollistet më të mira të vendit janë një hap larg, që si një nga tri përfaqësueses...

Hendbollistet më të mira të vendit janë një hap larg, që si një nga tri përfaqësueses më të mira të grupeve përkatëse, të sigurojnë vizë për në  “EURO 2026”, por para kësaj duhet të luajnë dy ndeshje të mira.
 
Në ndeshjen e parë të mërkurën  nga ora18:00 në  “Kale” përballen me hendbollistet e Gjermanisë, që është superfuqi botërore në sportin e hendbollit. Ndërkohë që katër ditë më vonë është ndeshja përfundimtare e këtij cikli, ndaj Sllovenisë.
 
Fitorja me 33:28 nda Belgjikës, u tregua si vendimtare pasi me atë u sigurua pozita e tretë në grup. Përpos dy përfaqësueseve të para në grupet përkatëse në evropian, shkojnë edhe katër përfaqësuesja e treta më e mira, që do të thotë se Maqedonia, ende ka gjasa pasi para këtyre du takimeve me Gjermaninë dhe Slloveninë, në renditjen e të tretave më të mira mban pozitën e tretë me 1 gol golaverazh më të mirë se Finlanda dhe 5 më të keq se Ukraina.
 
“EURO 2026” në hendboll për femra do të mbahet në më shum vende  si – Turqia, Rumunia, Sllovakia, Polonia dhe Çekia.