Futboll
Supersfida e javës së 26-të luhet të mërkurën, Rabotniçki sfidon Shkëndijën
06.04.2026 13:12
Java e 26-të, e elitës së futbollit vendor do të hapet me ndeshjen Bashkimi – Brera...

Java e 26-të, e elitës së futbollit vendor do të hapet me ndeshjen Bashkimi – Brera, e cila të martën do të luhet në Kumanovë. E njëjta do të vijë në transmetim direkt në servisin publik. Superndeshja e parë e kësaj jave Rabotniçki- Shkëndija, luhet të mërkurën nga ora 15:30 dhe e njëjta do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në programin tonë.
Kjo ndeshje sikurse ajo Pelisteri – Vardari, që nis në ora 20:00, mund të jenë shumë përcaktuese për ecurinë në dyshen e parë që luftojnë për titullin, por janë edhe më përcaktuese edhe për mbijetëse apo luajtje “play out”. Si Rabotniçki ashtu edhe Pelisteri, me fitore eventuale do bënin presion mbi Brerën gjegjësisht Arsimin për mbetje direkte në elitë.
Të enjtën luhen dy ndeshjet e fundit, fillimisht dueli Shkupi- Struga T.L, që do ta ndiqni në transmetim direjkt dhe e më pas ai mes Makedonija Gj.P dhe Arsimit që mbyll javën.
