Sportet E Tjera

Çiklizëm: Pogaçar dhe Evenepoel rrezikojnë të gjobiten

06.04.2026 13:33

Çiklisti më i mirë në botë, slloveni 27-vjeçar Tadej Pogačar..

Çiklisti më i mirë në botë, slloveni 27-vjeçar Tadej Pogačar, shkroi një faqe tjetër në historinë e këtij sporti duke fituar Ronde van Vlaanderen për të dytin vit radhazi dhe për herë të tretë në karrierën e tij, një garë monumentale njëditore nga Antëerp në Oudenaarde në një gjatësi prej 278.2 km.
 
Megjihatë slloveni dhe Evenpoel, janë në mesin e çiklistëve që po hetohen nga autoritet belge për kalimin e një kryqëzimi, edhe pse ishte ndezur semafori i kuq, që sinjalizonte ardhjen e një treni. “Përgjegjësit do të identifikohen dhe do të bëhet një raport”, – ka deklaruar Prokuroria e Fiandre.
 
Në deklaratë shtohet se fituesi i garës Pogaçar dhe belgu Evenepoel, i cili doli i treti, janë mes rreth 20 çiklistëve të përfshirë në ngjarje. Sipas ligjeve ekzistuese të Flandrës Lindore, shkelësit e rregullave të trafikut mund të përballen me gjoba midis 400 dhe 5,000 eurove dhe një ndalim drejtimi për të paktën tetë ditë.