Sportet E Tjera

248 kilometra në orë, rekord i ri te skitaret

06.04.2026 14:11

Skitarja italiane, Valentina Greggio, është lëshuar në shteg me shpejtësi maksimale...

Skitarja italiane, Valentina Greggio, është lëshuar në shteg me shpejtësi maksimale prej 248.27 kilometra në orë dhe ka thyer rekordin e botës për shpejtësi që e mbante po ajo. Kjo është shpejtësi dyfish më e madhe se që lejohet për shembull në shtigjet në Zvicër.
 
Greggio e arriti rekordin në Vars të Francës, në një shteg prej mbi një kilometër dhe me pjerrtësi deri në 98 për qind.
 
Rekordin e kaluar e kishte 247.083 kilometra në orë, në atë që është ndoshta pista më e mirë e skive për shpejtësi në botë.
 
Francezi Simon Billy e mban rekordin botëror te skitarët. Në vitin 2023 ai arriti shpejtësi maksimale prej 255.5 kilometra në orë.