Basketboll

Donçiç rikthehet në Europë për t’u kuruar

06.04.2026 14:27

Ylli i Lakers, Luka Donçiç ka ardhur në Europë për të rikuperuar dëmtimin...

Ylli i Lakers, Luka Donçiç ka ardhur në Europë për të rikuperuar dëmtimin që pësoi në kofshë në ndeshjen përballë Oklahoma City.
 
Slloveni do të qëndrojë jashtë parketit për disa javë. Dëmtimi i tij ka ardhur në momentin më të keq për Lakers, të cilët do të duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesën e Austin Reaves.
 
Si Donçiç dhe Reaves synojnë që të rikthehen për fazën play-off ndërsa Lakers, pa dy yjet në parket, rrezikon që të humbasë vendin e tretë në renditjen e Konferencës së Perëndimit.