Nga mesnata shtrenjtohet dizeli!

06.04.2026 20:32

Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës....

Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës, nga mesnata çmimi i dizelit do të rritet për 2,5 denarë duke shkuar në 98 denarë për litër. 

Ndërkaq, çmimi i benzinës eurosuper BS 95 ulet për gjysmë denari përkatësisht nga 84 në 83,50 denarë, ndërsa për eurosuper BS 98 çmimi mbetet i pandryshueshëm.

Sipas KRRE-së, nëse nuk do të kishte ulje të TVSH-së dhe akcizës, çmimet e karburanteve do të ishin shumë të më larta.