Maqedoni
Debati mbi Ndryshimet Klimatike, Rreziqet dhe Sfidat
07.04.2026 09:26
Në kabinetin presidencial do të mbahet debat për Ndryshimet Klimatike, Rreziqet dhe Sfidat...

Me iniciativë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova do të mbahet debat për Ndryshimet Klimatike, Rreziqet dhe Sfidat në kabinetin presidencial. Qëllimi është nxjerrja e përfundimeve, rekomandimeve dhe propozim-masave për veprim parandalues dhe zgjidhje inovative për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.
Diskutimi do të zhvillohet në tri fusha: kuadri institucional për ndryshimet klimatike, menaxhimi integrues i ujërave, si dhe gjeorreziqet dhe përshtatja e bujqësisë.
Përveç presidentes, në debat do të marrin pjesë edhe koordinatorja kombëtare për ndryshime klimatike Teodora Obradović-Grnçarovska, Vlado Spiridonov, doktor i shkencave meteorologjike dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë, si dhe profesorë universitarë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.
