Maqedoni
Dy komisione mbajnë seancë sot në Kuvend
07.04.2026 10:38
Në Kuvend sot do të mbajnë seancë dy komisione..

Në Kuvend sot do të mbajnë seancë dy komisione – Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.
Para anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme do të prezantohen platformat për aktivitetet diplomatike të tre ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm. Në Mbretërinë e Danimarkës vendi do të përfaqësohet nga Fadil Zendeli, në Ukrainë nga Dimitar Blazevski, ndërsa në Shqipëri nga Vele Trpevski.
Në Komisionin për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve në rend dite janë Raporti vjetor për punën e Agjencisë Operative-Teknike për vitin 2025 dhe Plani financiar vjetor për vitin 2026 i kësaj agjencie, për mjetet që rrjedhin nga kompensimet e Agjencisë për komunikime elektronike.
