Maqedoni
Takim Maqedoni–SHBA për dialogun strategjik
07.04.2026 11:28
Në Uashington sot do të mbahet takim mes RMV-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut strategjik...

Në Uashington sot do të mbahet takim mes Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të dialogut strategjik. Delegacionin maqedonas do ta udhëheqë ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme, Mbrojtjes, Transformimit Digjital dhe Energjetikës.
Mikpritës i takimit do të jetë zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau. Detajet ende nuk janë bërë publike, por pritet të diskutohet për bashkëpunim në disa fusha, me fokus në bashkëpunimin politik dhe atë të sigurisë.
Pritet që delegacioni maqedonas të ngrejë edhe çështjen e rikthimit të vizave të emigracionit, të cilat SHBA i pezulloi në janar të këtij viti, si dhe të tentojë të hapë temën për heqjen e plotë të vizave për qytetarët maqedonas.
