Maqedoni

Dita Botërore e Shëndetësisë, aktivitet sensibilizues për shëndetin në Tetovë

07.04.2026 14:33

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua një aktivitet sensibilizues për kujdesin ndaj shëndetit...

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, në sheshin “Iliria” në Tetovë u organizua një aktivitet sensibilizues për kujdesin ndaj shëndetit. Studentë dhe nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë ofruan kontrolle dhe konsultime falas për qytetarët. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e vetëdijes tek qytetarët për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe parandalimin e sëmundjeve.
 
Në këtë aktivitet u përfshinë edhe studentë të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët kontribuan me këshilla dhe informim për qytetarët lidhur me ruajtjen e shëndetit.
 
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tetovës theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla që synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për kujdesin ndaj shëndetit.
 
Mjekët apelojn që qytetarët të jenë më të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre, duke theksuar se zbulimi i hershëm i sëmundjeve mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin më të shpejtë të tyre.
 
VISAR SADIKI