Maqedoni

Kuvend, strategjia për mbrojtje nga dhuna

07.04.2026 15:59

Diskutimi mblodhi personalitete nga maja e shtetit, dikasterë minsitrorë, lokal dhe të organizatave joqeveritare....

Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve debatoi mbi Draft-Strategjinë Nacionale për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, 2026 - 2033". Diskutimi mblodhi personalitete nga maja e shtetit, dikasterë minsitrorë, lokal dhe të organizatave joqeveritare. 
 
Dauti i kërkon materialet në shqip
 
Me të filluar seanca u ndërpre për pak kohë për shkak se deputetja Ilire Dauti kritkoi shërbimet sepse nuk ia kishin siguruar materialet në gjuhën shqipe. Në seancën kundër diskriminimit ndjehem e diskriminunar sepse paltforma elektronike e parlamentitn nuk ka siguruar material në gjihën shqipe tha ajo.
 
“Unë fola për atë se si unë i kam pranuar materialet dhe si nuk kam arritur që të furnizohem. Kërkoj pauzë që të m’i sigurish amterialet, pastaj vazhdoj.”, u shpreh deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti. 
 
Duke e quajtur manipulim për përfitime politike nënkryetarja e komisionit Vesna Gjorgieva pas një debati kritik me deputeten Dauti, ndërpreu seancën për pak minuta.
 
“Pauzë prej 10 minutave derisa t’i shtypim në gjuhën shqipe dhe t’ia japim dhe do të vazhdojmë. Do t’i ketë materialet në gjuhën shqipe, vetëm se, nëse unë mund t’i gjej materialet në maqedonisht ka mundur edhe ajo t’i gjej në shqip.”, u shpreh nënkryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Vesna Gjorgieva.
 
Autoritetet premtojnë mbështetje
 
Nga ministria për Punë Sociale premtojnë përkushtim ndaj viktimave nga dhuna familjare dhe mbrojtje ligjore të tyre.
 
Është miratuar protokoll për bashkëpunim ndër-institucional dhe program për ri integrim të viktimave që mundësojnë qasje në shërbimet që mbështesin stabilitetin e tyre ekonomik, social dhe psikologjik.”, u shpreh zëvendës ministri i Punëve Sociale, Gjoko Velkovski.
 
Folësit tjerë konsiderojnë mungesë të koordinimit ndër-institucional dhe mosqasje të barabartë në ndihmë sociale.
 
“Ende ekzistojnë dallime të mëdha mes asaj që parashikon sistemi dhe asaj që përjetojnë realisht viktimat në praktikë. Shërbimet në atë që themi është se nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e shtetit. Gratë në zonat rurale kanë qasje më të kufizuar në ndihmë ndërsa aktivitetet parandaluese shpeshherë varen nga projekte të përkohshme dhe jo nga mekanizmat e qëndrueshëm.”, u shpreh Premtime Zylali nga komuna e Strugës.
 
U kërkua edhe vendosja e mekanizmit detyrues për koordinim mes institucioneve dhe shërbimeve të specializuara.
 
“Strategjia të parasheh ndihmë falas juridike dhe psiko-solciale dhe akomodim urgjent dhe programe afatgjate për rikuperim dhe përforcim ekonomik.”, u shpreh nënkryetarja e Këshillit për Barazi Gjinore, Safka Todorovska.
 
Shteti të investojë në shërbime profesionale në tërë territorin e vendit që sipas të pranishmëve, duhet të shtohen edhe mjetet financiare për këtë problematikë shoqërore, u tha në debatin kuvendor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU