Eliminatoret për Euro 2026, javë vendimtare për përfaqësuesen e hendbollit
07.04.2026 18:08
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra në kryqendër ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore për evropianin e këtij viti që do mbahet në pesë shtete. Ndeshjen e parë në këtë fazë përfaqësuesja e vendit do ta luajë nesër në ora 18:00 në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup, ndërsa për kundërshtarë do ketë Gjermaninë.

Mysafiret të cilat tani më kanë siguruar pjesërmajen në evropian, janë favorite në këtë takim, ndërsa FHM vendosi që hyrja të jetë e lirë me qëllim që hendbollistet e vendit të kenë një përkrahje më të madhe. Pas katër xhirove në grupin e tretë eliminator Gjermania me 8 pikë e mban pozitën e parë, ndërsa Maqedonia është e treta me 2 pikë. Dy përfaqësueset e para të secilit grup shkojnë në evropian, gjithsej 12 përfaqësuese si dhe katër përfaqësueset e treta më të mira.
Deri tani pjesëmarjen në “Euro 2026”, e kanë siguruar pes vendet organizatore – Turqia, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Rumunia, më pas tri përfaqësueset më të mira nga “Euro 2024”, Norvegjia, Danimarka dhe Hungaria por edhe Franca, Gjermania, Suedia, Spanja dhe Holanda, të cilat pas katër xhirove kanë pikë maksimale. Nëse Maqedonia, siguron pjesëmarje si e treta më e mirë, do të jetë kjo paraqitja e tetë por e treta me rradhë në një evropian të hendbollit për femra. (Safet Ademi – TVM)