Memfisi me 29 tresha barazon rekordin e NBA-së, Enveri siguron mbiluajtjen

07.04.2026 18:22

Mbrëmja e kaluar në NBA solli emocione dhe rezultate të rëndësishme për skuadrat pretendente...

Mëngjesin e sotëm sipas kohës sonë lokale ka ardhur fitorja e 9-të radhazi në NBA për Denver, që ngjitet në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe siguron matematikisht fazën play off. Skuadra e Nuggets mundi 137-132 Portland pas kohës shtesë, ndeshje në të cilën Jokic realizoi “triple double”, e tij të 33 sezonal. Denveri ia doli të anulojë disavantazhin prej 16 pikëve dhe ishte kjo fitorja e tyre e dytë rresht në vazhdime pas asaj të shënuar të shunën me  San Antonio. Me fitoren e 9-të resht Denveri, doli në pozitën e tretë në Perëndim. Skuadra e Portland-it, në këtë takim me 25 tresha e theu rekordin e tyre dhe deri në fund të pjesës së rregullt të sezonin do luajnë edhe dy ndeshje.
 
Në ndeshjet e tjera - San Antonio në parket vendas me 115:102 e mundi Philadelpia. Ishte kjo fitorja e 60-të sezonale. Klivlendi në transfertë me 142:126 e mundi Memphis edhe përskaj faktit që vendasit me 29 tresha e barazuan rekordin e NBA-së.  Orlando në terren të vet 123:107 e mundi Detroit dhe kjo ishte fitorja e tyre e katërt në pes ndeshjet e fundit. Nju Jorku si mysfair me 108:105 e mundi Atlantën, edhe atë me pikët e Branson të shënuara në 1.2 sekonda para fundit të takimit. (Safet Ademi – TVM)