Hiseini: Do të shkojmë në Lituani për të fituar vendin e pare

07.04.2026 18:34

Përfaësuesja e Maqedonisë në futsal, pas mini-përgatitjeve në Shkup...

Përfaësuesja e Maqedonisë në futsal, pas mini-përgatitjeve në Shkup, nesër do të udhëtojë për në Lituani, ku nga 9 deri më 12 prill, do të jetë pjesë e raundit të parë të kualifikimeve për Kupën e Botës. Përzgjedhësi i Maqedonisë në futsall Gazmend Hiseini do të ketë në dispozicion 15 lojtarë të cilët janë plotësisht të përgatitur dhe po hyjnë në betejë për të vazhduar garën për pjesëmarrje në Kupën e Botës.
 
"Në letër, Lituania ka statusin e favoritit. Është një ekip që ishte pjesë e Kampionatit të fundit Evropian, gjë që flet shumë për cilësinë e konkurrentit tonë të drejtpërdrejtë për vendin e parë. Pavarësisht këtyre të dhënave, ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi para kohe dhe do të përpiqemi të shënojmë një fitore në të tre ndeshjet dhe të fitojmë vendin e parë në grup", ka thënë trajneri Hiseini.
 
Kundërshtari i parë në raundin e nëntë është Bullgaria, dhe sfida do të fillojë në orën 16:30. Të nesërmen, në të njëjtën kohë Maqedonia përballet me ekipin kombëtar të Turqisë, ndërsa më 12 prill, Maqedonia do të takohet me Lituaninë. Ndeshja fillon në orën 17:30. Dy pwrfaqwsueset e para në grup kualifikohen në raundin kryesor të eliminatoreve  për Kampionatin e botës.