Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

07.04.2026 18:35

Tre lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës....

Tre lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Futbollisti Xherdan Shaqiri, portieri Amir Shaipi dhe futbollisti Kreshnik Hajrizi janë futur në 11-shen e javës në sajtin e njohur të statistikave “Sofascore”.
 
Shaqiri shënoi një eurogol në ndeshjen e fundit dhe u vlerësua me notën 8.0. Kurse dyshja e Kosovës u vlerësuan me notën: Hajrizi 8.3 dhe Shaipi 8.8.