Rritet inflacioni, Mickoski: Shqyrtohen masat, opozita kritikon për reagim të vonshëm
Inflacioni në muajin mars është rritur për 0,7%...

Inflacioni në muajin mars është rritur për 0,7% krahasuar me shkurtin, ose për 4,9% rritje vjetore sipas Entit të Statistikave. Qeveria po bën analiza nëse nuk respektohet tregu.
Nëse konstatohet një gjë e tillë, Mickovski thotë se pas Pashkëve do të vendoset për marrjen e masave të synuara për grupe të caktuara të qytetarëve.
“I bëjmë analizat nëse kemi keqpërdorim dhe sjelle ku nuk respektohet tregu. Masat e ardhshme do të jenë më të targetuara për një numër të caktuar të qytetarëve dhe prodhimeve bazë dhe këto masa do të kombinoheshin edhe me uljen e tatimit në vlerë të shtuar dhe kufizimin e marzhës së fitimit.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë opozita akuzon qeverinë për vonesë në marrjen e masave dhe për vendime që nuk kanë dhënë efekt.
“Nëse humbin një milion në ditë, përse fton qytetarët e vendeve fqinjë të mbushin derivate tek ne”. Ata e sponzorojnë mbushjen e derivatit tek fiqnjët.” – tha Jovana Trençevska nga LSDM.
Qeveria mbetet në qëndrim se me ndërhyrjen në TVSH dhe akcizën e karburanteve, inflacioni është përgjysmuar krahasuar me atë që kanë parashikuar institcionet ndërkombëtare monetare. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
