Ministria e Brendshme, aksion policor në disa qytete
Aksion policor në disa qytete...

Aksion policor në disa qytete. Bota kriminale e drogës është nën sulm.
Byroja e Sigurisë Publike, përmes Departamentit për Krimin e Organizuar, së bashku me forcat speciale të policisë dhe në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar, po kryen një aksion masiv në Shkup, Shtip, Strumicë, si dhe në fshatin Grçec - rajoni i Shkupit.
Objektivi është një rrjet kriminal i lidhur me trafikun e paligjshëm të drogës. U kryen kërkime në rreth pesëmbëdhjetë vende.
U arrestuan disa individë nga bota kriminale. Pas sekuestrimit të disa ton marihuanë në fillim të vitit, ky është aksioni i dytë i madh nga forcat policore për të shpërbërë rrjetin e drogës. Në këtë rast, bëhet fjalë për kokainë.
Sipas shërbimeve të sigurisë, ky është një aksion i jo selektiv dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj strukturave që kanë vepruar prej kohësh në hije.
