Maqedoni
Mot i ndryshueshëm, më i freskët me periudha me diell
08.04.2026 08:49
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell. Paradite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here e fortë nga drejtimi verior (mbi 70 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 21 gradë.
Në Shkupi, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
