Botë
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi me Iranin fitore për SHBA-në
08.04.2026 09:29
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, përshëndeti armëpushimin dyjavor në luftën me Iranin, duke e quajtur marrëveshjen një “fitore” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është një fitore për SHBA-në e bërë e mundur nga Presidenti ynë (Donald) Trump dhe ushtria jonë e jashtëzakonshme”, shkroi Leavitt. Siç deklaroi ajo, suksesi i ushtrisë amerikane “krijoi fuqinë maksimale”, e cila i lejoi Presidentit Trump dhe ekipit të tij të angazhoheshin në negociata të vështira që tani kanë hapur rrugën për një zgjidhje diplomatike dhe paqe afatgjatë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka postuar në Truth Social duke e quajtur të mërkurën një ditë të madhe për Paqen Botërore.
“Irani dëshiron që kjo të ndodhë, kanë duruar mjaft! Po kështu, të gjithë të tjerët!”, shkruan Trump.
Ai shton se SHBA-të do të ndihmojnë me rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit, duke vijuar: “Do të ketë shumë veprime pozitive! Do të fitohen shumë para. Irani mund të fillojë procesin e rindërtimit. Do të ngarkohemi me furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të “presim” për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë. Ashtu siç po përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”
