Maqedoni
Seanca e 42-të e Këshillit të Prokurorëve Publikë
08.04.2026 09:51
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot pritet të mbajë seancën e 42-të, në rend dite të së cilës janë disa pika...

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot pritet të mbajë seancën e 42-të, në rend dite të së cilës janë disa pika, ndër to edhe shqyrtimi i deklaratës me shkrim për vazhdimin e ushtrimit të funksionit si anëtare e Këshillit, të paraqitur nga Keti Petkova.
Në rend dite të seancës së sotme është edhe marrja e vendimit për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, Lençe Ristovska, me kërkesë të saj personale.
Para Këshillit është edhe një vendim tjetër për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike në OJP Shkup, për Xhulijana Mishevska, për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie.
