Maqedoni
Urim nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve
08.04.2026 10:10
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka dërguar urim me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka dërguar urim me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Të dashur bashkëqytetarë romë,
Gëzuar 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Ju uroj sinqerisht që këtë ditë ta shënoni në shëndet të mirë, gëzim dhe lumturi.
Ju, romët, historikisht dhe kulturalisht jeni pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë maqedonase. Liria, krenaria dhe bashkësia janë vlera të veçanta të identitetit rom dhe meritojnë respektin e duhur.
Shteti ynë i përbashkët, në aspektin formal-juridik, është lider në garantimin e të drejtave të pakicave, në kuadër rajonal dhe evropian. Por, jeta reale e romëve është larg këtyre garancive ligjore.
8 Prilli është dita e duhur për të matur dhe rishqyrtuar cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë romë, në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet.
Duhet të kuptojmë njëherë e përgjithmonë se nuk mjafton të referohemi vetëm te Shuto Orizari, por të sigurojmë një jetë dinjitoze për romët, kudo që janë.
Është koha e fundit të pranojmë se komuniteti rom është kategoria më e cenueshme dhe më e margjinalizuar e qytetarëve dhe si e tillë meriton vëmendjen dhe mbrojtjen më të madhe shoqërore”, thuhet në urimin e presidentes.
