Rajon

Kurti në veri: Kryetar komune bëhesh vetëm me zgjedhje

08.04.2026 13:54

Në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të Republikës së Kosovës....

Në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti, përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, duke shtuar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
 
“Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.”, u shpreh Kryemisnitri i Kosovës Albin Kurti.
 
Kurti: Isntitucionet në shërbim të gjithë qytetarëve
 
Kurti njëherit theksoi se Qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.
 
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht.”, tha Kurti.
 
Kurti sot nuk e ka takuar kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë për tu takuar me të.
 
GYLTENE SINANI