Shndërrimi i koalicionit VLEN në subjekt politik, Aliu: Nënkryetare do të jetë, Mimoza Musa
Koalicioni VLEN po punon në formimin e statusit të partisë...

Koalicioni VLEN po punon në formimin e statusit të partisë, ndërkaq angazhimi do të fillojë më 9 Maj, kur edhe do të mbahet kongresi i parë i partisë, tha Azir Aliu, i cili njëherësh është edhe njëri nga pesë anëtarët e komisionit të zgjedhur për shkrirjen e kolaicionit në një subjekt politik.
Zbulon se nënkryetare e partisë së ardhme do të jetë nga rradhët e ASH-së.
“Ne kemi vendosur që nënkryetare do të jetë zonja Mimoza Musa, edhe si zonjë edhe si përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët, si deputete dhe kontributi i saj duhet të çmohet” – tha Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët.
Rikonstruimi i Qeverisë dhe Fetai?!, Aliu: Qartësohet pas Kongresit të koalicionit
I pyetur nëse Arben Fetai do të vazhdojë të jetë ministër edhe pas paraljmërimit për rikonstruim të ekzekutivit, Aliu me përgjgije.
“Nuk jemi ulur të flasim për riorganizim të qeverisë pasi që në këtë periudhë merremi me aspektin organizativ dhe teknik. Besoj se pas kongresit do të jetë gjithçka më e qartë.” – tha Aliu.
Më tej Aliu shton se me Fetain ka komunikim personal por jo edhe komunikim politik ngaqë siç thotë ai, linjat politike duket të jenë të ndryshme. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
