Botë
Meksiko: Partia në pushtet fitoi në zgjedhjet për Kongresin
08.06.2015 10:31
Partia e presidentit meksikan, Enrike Penja Nieta, Partia Revolucionare Institucionale...

Partia e presidentit meksikan, Enrike Penja Nieta, Partia Revolucionare Institucionale (PRI) fitoi në zgjedhjet për Kongresin dhe e ruajti shumicën edhe krahas protestave dhe zvogëlimit të popullaritetit.
Pritet se partia do të fitojë midis 29,87 dhe 30,85 për qind të votave. Pas saj është Partia konservative për aksion nacional, e cila do të marrë midis 21,47 dhe 22,7 për qind të votave, deklaroi kryetari i Institutit nacional zgjedhor, Lorenso Kordova.
Kjo do të thotë se PRI do të ketë midis 196 dhe 203 nga gjithsej 500 vendet e deputetëve në Dhomën e Poshtme të Kongresit, që është më pak se 207 mandatet aktuale, transmeton Tanjug.
Por, prandaj pret se aleati i tyre Partia e të gjelbërve do të ketë numër më të madh të deputetëve se në përbërjen aktuale, pasi që siguroi shtatë për qind të votave.
Kjo do të thotë se do të ketë midis 41 dhe 48 vende deputetësh.
Partner tjetër i PRI-së, Aleanca e re Re do të fitojë midis nëntë dhe 12 vende deputetësh./mia
