Maqedoni

Mjekësia ligjore: Analiza toksikologjike për “Puls”-in

09.04.2026 11:28

Ekspertët mjeko-ligjorë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit do të paraqesin të gjitha provat...

Ekspertët mjeko-ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në gjyqin për tragjedinë e Koçanit do të paraqesin publikisht të gjitha provat në gjyq rreth asaj se çfarë dhe si vdiqën viktimat në tragjedinë e Koçanit. Prindërit që erdhën në Institutin e Mjekësisë Ligjore këtë mëngjes për t'u takuar me drejtorin Aleksandar Stankov u siguruan se janë bërë të gjitha analizat e nevojshme toksikologjike dhe gjithçka i është dorëzuar Prokurorisë.
 
“Erdhën sot familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan, biseduam iu sqaruam gjithçka që duhet, gjithçka që është kërkuar nga ne është realizuar dhe të gjitha dëshmitë do të shpallen gjatë procesit gjyqësor. Mendoj se familjarët e kuptuan punën tonë e kuptuan që gjithçka do të shpallet publikisht gjatë procesit gjyqësor.”, u shpreh Aleksandar Stankov, drejtor i institutit të mjekësisë ligjore.