Botë

“Ngushtica e Hormuzit e mbushur me mina” Irani: Anijet të ndjekin rrugë alternative

09.04.2026 12:12

Marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka lëshuar udhëzime të reja për anijet që kalojnë në Ngushtica e Hormuzit...

Marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka lëshuar udhëzime të reja për anijet që kalojnë në Ngushtica e Hormuzit, duke paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të minave në rrugët e zakonshme detare. 
 
Vendimi vjen në një moment tensionesh të larta pas përplasjes së fundit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Sipas mediave iraniane, anijeve u kërkohet të ndjekin dy korridore alternative më afër bregdetit iranian, në vend të rrugëve të zakonshme në det të hapur. Autoritetet ushtarake theksuan se ky ndryshim synon shmangien e rrezikut nga minat detare dhe rritjen e sigurisë së lundrimit. 
 
Në deklaratën zyrtare, të shoqëruar me një hartë detare, theksohet se rrugët e reja kalojnë në jug dhe në veri të Ishullit Larak, një pikë kyçe për hyrje-daljet në rajon. Anijeve u kërkohet që, deri në një njoftim të dytë, të koordinojnë lëvizjet e tyre me Marinën e Gardës Revolucionare. Të dhënat e fundit tregojnë se disa anije tashmë kanë nisur të përdorin këto korridore alternative, të cilat kalojnë brenda ujërave territoriale iraniane.