Maqedoni
Tragjedia në diskotekën në Koçan, familjarët takuan drejtorin e Mjekësisë Ligjore
09.04.2026 14:52
Ka vazhduar gjykimi me dëgjimin e dëshmitarëve me kërkesë të Prokurorisë...

Ka vazhduar gjykimi me dëgjimin e dëshmitarëve me kërkesë të Prokurorisë, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, për tragjedinë e diskotekës në Koçan, ku më 16 mars të vitit 2025, plotë 63 persona humbën jetën dhe më shumë se 200 u plagosën. Nga ana tjetër prindërit e viktimave të diskotekës Pulse në Koçan, ishin në një takim me Drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore Aleksandar Stankov, nga i cili kërkuan nëse komponimet e cianurit ishin shkaku i vdekjes së fëmijëve të tyre. Prindërit dyshonin nëse autoritetet kishin kryer të gjitha ekzaminimet gjatë autopsisë, por edhe se informacioni që kishin marrë ishte fshehur prej tyre për më shumë se një vit.
“Kemi kërkuar nga Institutit për Mjekësi Ligjore, që të na informojnë se a thua vallë janë kryer të gjitha analizat toksikologjike për fëmijët tanë të ndjerë, ajo përgjigje nuk na u dha, por na u premtua se të gjitha analizat toksikologjike janë kryer, dhe të njëjtat janë dorëzuar Prokurorisë, dhe se Instituti do t'i paraqesë analizat në seancat gjyqësore. Ne e kemi të qartë se hollësit nukmund të naj tregon, por në interesion tonë ishte të dimë vetëm se a janë kryer këto analiza toksikologjike.”, u shpreh Aleksandar Naunov, përfaqësues i prindërve.
Ata u siguruan nga Stankov se ishin kryer të gjitha analizat toksikologjike.
“Erdhën prindërit, biseduam dhe u është shpjeguar gjithçka që mund tu shpjegohet. Gjithçka që është kërkuar nga ne si Institut është kryer me sukses, dhe të gjitha dëshmitë do të jenë të prezantuara në procesin gjyqësor. Ato kuptuan punën tonë, se nuk mund të bëjmë publike disa gjëra.”, u shpreh Aleksandar Stankov, drejtor i institutit të mjekësisë ligjore.
Gjykimi për kjëtë rast drejtohet nga gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska dhe është në fazën e provave. Një pjesë e dëshmitarëve nuk ishin prezent në dëshmin e sotshme, pasi sipas palës mbrojtëse të njëjtit kanë pasur probleme shëndetësore, me çka Gjykata ka kërkuar që të njëjtit të sjellin vërtetime mjekësore.
FITIM KRYEZIU
