Botë

Tetëdhjetë për qind nga njerëzit në botë të shqetësuar për klimën

08.06.2015 10:43

Tetëdhjetë për qind nga njerëzit në botë janë tejt të shqetësuar për gjendjen me ndryshimet klimatike...

Tetëdhjetë për qind nga njerëzit në botë janë tejt të shqetësuar për gjendjen me ndryshimet klimatike, tregon një hulumtim ndërkombëtar, organizuar njëkohësisht në 79 vende.
 
Rezultatet tregojnë se 78,8 për qind nga të anketuarit janë tejet të shqetësuar, 18,96 për qind janë mesatarisht të shqetësuar, ndërsa 1,65 për qind nuk janë aspak të shqetësuar, transmeton BTA.
 
Bashkëorganizatorë të hulumtimit janë Kombet e Bashkuara, ndërsa rezultatet e pata zyrtare do të prezantohen të mërkurën në Bon  para delegatëve, të cilët bisedojnë për marrëveshjen botërore për ngrohjen globale, e cila pritet të pranohet në konferencën për klimin në Paris në dhjetor./mia